Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku nga koronavirusi nuk ka kaluar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 83 persona, ndërsa situata në Spitalin Infektiv paraqitet e rëndë, pasi ka shtim të pacientëve në moshë të re.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, janë konfirmuar 83 raste pozitive, nga të cilat 38 janë në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë dhe Himarë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re