Skip to content

Në 48 orë policia vendosi 110 masa ndërshkuese shoferëve në Dibër

WhatsApp Image 2019 03 26 at 16.13.38

Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka nisur një kasion në të gjithë qarkun për rritjen e sigurisë rrugore. Sipas të dhënave zyrtare, në 48 orët e fundit nga ky aksion jkanë marrë plot 110 masa ndaj drejtuesve të mjeteve të kapur me parregullsi.

 

Nga 110 masat e marra, 41 drejtues mjetesh janë dërguar në komision si dhe janë bllokuar 4 leje drejtim. Po ashtu, në këtë aksion të efektivëve rrugor janë bllokuar dy motoçikleta dhe 1 automjet, ndërsa është proceduar penalisht një person.

 

Burime pranë policisë së dibrës, thanë se objekt i operëcionit ka qenë kontrolli atomjeteve transportit publik, për pasagjer jashtë vendeve, drejtim mjeti pa lejen përkatëse dhe përdorimi i pijeve alkoolike.

 

Aksidentet e fundit të ndodhura në qendrat urbane dhe rrugët nacionale, janë bërë shkak për këtë operacion blic, i cili pritet të vazhdojë pa afatë, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tjera nga drejtues mjetesh që qarkullojnë të parregullt. Qëllimi i policisë rrugore mbetet rritja e parametrave të sigurisë në rrugë për udhëtarët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.