Kryebashkiaku Erion Veliaj përsërit edhe një herë premtimin për furnizim me ujë 24 orë në Tiranë brenda 5 vitesh. Për të justifikuar edhe rritjen e çmimit të ujit, kreu i Bashkisë tha se me mundësitë për të marrë kredi, por edhe me performancën e UKT-së, do të mundësohet objektivi për furnizimin pa ndërprerje.
 
“Me këtë kredi dhe me këtë ristrukturim që i bëmë UKT-së mundësojmë largimin e kësaj krize dhe një gangrenë që ka 27 vite që prek këto pjesë të Tiranës. Kjo është vetëm faza e parë, pastaj do të vazhdojmë me kreditë dhe investimet e tjera që të sigurohemi që qyteti e ka brenda 5 viteve paketën e investimeve që mundëson ujë 24 orë”.
 
Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Bonn të Gjermanisë, Bashkia e Tiranës është përzgjedhur si shembull i suksesshëm i zbatimit të projekteve miqësore me mjedisin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re