Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha ka deklaruar se motivi kryesor i protestës së 7 korrikut është rritja e çmimeve.

 

Nga foltorja e parlamentit, Berisha deklaroi se sot nafta në Shqipëri ka të njëjtin çmim me naftën në Zvicër, edhe pse rrogat këtu janë 10 herë më të ulëta. Në këtë situatë Berisha u bëri thirrje bizneseve e qytetarëve ti bashkohen tubimit kundër qeverise.

 

SALI BERISHAKRYETAR I PD

“Të dashur qytetarë, punonjës të administratës, punonjës të sektorit privat ju ftoj të bashkohemi me protestën e 7 korrikut, pasi bordet shushunja të Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë. Cmimet sot jane me të larta se në BE”.

 

Por në emër të mazhorancës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla hodhi poshtë shifrat e paraqitura nga Berisha.

 

Përplasja mes Berishës e Ballës nuk u kufizua vetëm te ekonomia dhe kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se SPAK ka nisur procedimin për çështjen e kompleksit “Partizani”.

 

TAULANT BALLA

“Ky grabitësi i pronave vodhi dhe pronën mu në qendër të Tiranës, kompleksin Partizani. E përsëri i bej thirrje SPAK meqë më ka informuar që e ka regjistruar dosjen, pra ka nisur procedimin, e nesër do i çoj përsëri dokumente shtesë, si u gjet prona e kompleksit Partizani“

 

SALI BERISHA

“Dola këtu për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të Taulant Begos me Gentian Sharrën,njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së Elbasanit. Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re