Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dhënë sqarime shtesë mbi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për patentat.
Ai thotë përmes rrjeteve sociale se nga kjo marrëveshje përfitojnë shqiptarët që janë rezidentë në Itali.
“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje ndryshuese i vjen në ndihmë
shtetasve shqiptarë rezidentë në Itali, pasi bën njohjen e modeleve të
reja të lejeve të drejtimit të lëshuara nga shteti shqiptar, duke
lehtësuar shpenzimet dhe kohën për konvertimin apo pajisjen me leje
drejtimi italiane pa kaluar testet teorike e praktike të drejtimit të
automjetit”, shkruan Cakaj.
Ministri shkruan se shtetasit shqiptarë me lejet e reja të drejtimit
që vizitojnë e qëndrojnë në Itali për deri 3 muaj, se nuk kanë nevojë të
pajisen me leje ndërkombëtare të drejtimit të automjetit.
Ndërkaq, marrëveshja në fjalë do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 8 shtator 2019
Previous articleÇapkën por na bëri të gjithëve për vete, ja si duket sot “Spilo”
