OSHEE së bashku me policinë e shtetit kanë ndërmarrë një aksion kundër vjedhësve të energjisë elektrike në Krujë, ku është zbuluar një laborator që prodhonte bitcoin.

Duke qenë se ky laborator kërkon një sasi të madhe energjie, mësohet se personat që e kishin krijuar vidhnin edhe energji elektrike.

Mësohet se laboratori për prodhimin e Bitcoin ishte ngritur në një ambient që ishte marrë me qera, dhe nuk dihen ende identitetet e personave që e shfrytëzonin.

Mësohet se në Krujë në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike janë kontrolluar 250 subjekte, ndërkohë që janë proceduar 5 persona.

Që prej shpalljes së krizës energjitike në vendin tonë, ku çmimet e blerjes në bursën ndërkomvëtare janë rritur ndjeshëm, OSHEE së bashku me Policinë janë fokusuar në disa aksione në të gjithë vendin për të identifikuar lidhjet e paligjshme dhe subjekte biznesi që kanë ndërhyrë në linja për të vjedhur energjinë elektrike.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re