Drejtuesi politik i Bindjes Demokratike në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës Tonin Uldedaj, ka përkujtuar 30-vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, janë heronj që u flijuan për demokraci dhe votën e lirë në lule të rinisë.

“Homazhe dhe nderime në përjetësi, për martirët e demokracisë dhe të votës së lirë.

Përkujtimi i 2 Prillit të sivjetëm është më aktual se kurr më parë, në amanet të herojve tanë, Arbenit, Bujarit, Nazmiut dhe Besnikut.

I përjetshëm qoft vepra e këtyre djemëve që u flijuan në lule të rinisë, për demokraci dhe votën e lirë që edhe sot pas 30 viteve nuk u përmbush amanti i Tyre për një Shqipëri Europiane.

Shkodra e njerzve të lirë dhe fjalës së lirē, duhet ta çojnë misionin e saj deri në fund”, shkruan Uldedaj teksa ndan edhe disa fotografi nga momentet kur përfaqësuesit e Bindjes Demokratike vendosën kurora me lule.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re