Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në përurimin e Kolegjit Evropian, ku tha ndër të tjera se Shqipëria do të jetë gjithmonë e rreshtuar në krah të saj.

Rama nuk i kurseu as batutat me homologun e Holandës, Mark Rrutte duke i thënë atij se “do ti kenë gjithmonë me vete”.

Kryeministri tha gjithashtu se Bashkimi Evropian eshtë bekim i madhe sepse është burimi i thellë i dijes si të ndërtohen institucionet.

“Kush do ta imagjinonte ndonjëherë në atë kohë kur u konceptua kjo piramidë për një qëllim tjetër që armiqtë më të urryer të burrit që ishte shtysa për këtë piramidë do të vinin këtë ditë dhe do të bënin këtë “pushtim”, askush.

Është një rrugë për plot mësime dhe më duhet të them që BE është bekim për vendet tona. Është bekim i madhe sepse është burimi i thellë i dijes si të ndërtohen institucionet. E Shkuara jonë është përcaktuar nga shumë gjera të këqija që ishin rezultat i mungesës së institucioneve. Madje edhe disa institucione që u ndërtuan u ndërtuan përsë prapthi.

Dija është dhurata me e jashtëzakonshme që BE na jep dhe vendeve si ne. Ne ankohemi ndonjëherë, ka momente që duam të heqim dorë sepse nuk është e lehtë, është e dhimshme, sepse është e vetmja rrugë. Falenderoj të gjithë ata që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës. Duke thënë diçka thelbësore, diçka që është e rëndësishme që ne në Ballkan ta mësojmë.

Një nga mësimet e BE është të biem dakord që nuk biem dakord dhe për të ecur përpara për shumë gjera.

Duket sikur janë gjëra të thjeshta shumë, por këto i mëson vetëm duke qenë në këtë shoqëri të BE dhe të njerëzve që e kanë shoqëruar atë.

Vetëm prania juaj fizikisht dhe shpenzimi i ditës me ne në Tiranë është një dhuratë zemre, është një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë, sepse u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe nuk patëm mundësi të zgjidhini me kë donim të ishim. Ana nga jemi rreshtuar na është imponuar. Për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë dhe ishte për meritë të popullit shqiptar që zgjedhja e parë e lirë dhe zgjedhja më e mirë me BE gjithmonë. Na keni me vete , çfaredo qe te beni Mark dhe ne kurrë nuk do të rreshtim së dashuri ju”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re