Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj në një intervistë me gazetarin Çim Peka nga arratia është shprehur se prej 1 janarit jeton në një banesë që është në pronësi të bashkisë së qytetit ku ai banon.

Ai ka sfiduar gazetarin ta sfidojë dhe ta shikojë se ku jeton, për të vërtetuar se nuk janë të vërteta zërat se ai jeton në vila dhe në luks.

Ish-zv.kryeministri shton se ai në atë banesë jeton zyrtarisht dhe me letra.

“Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti”- tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik. Pse dy standarde gjithandej. Pse dy standarde me Ahmetaj, për 3 muaj kërkohet urdhër-arresti. Cila ishte rrezikshmëria që paraqisja unë. Pse Trump, Sarkozy, Beqja, Olta Xhaçka, të gjithë më fal, këta hetohen në liri dhe kështu duhet të jetë, unë nuk i uroj burgun as armiqve të mi që më kanë hyrë në shtëpi. Se është koncept feudal. Kur gjykata të vendosë, dhe dyshoj shumë sepse është përmbysur sistemi në Shqipëri. Sot në vend që prokuroria të kishte siklet nga gjykata, sot gjyqtari është nën presion të SPAK. Rrimë tek inceneratori i Tiranës. Ku janë 60 milionët? Shkohet te Taulant Tusha, gjynah, kam pasur e kam respekt. Këto janë qesharake. Ku janë 60 mln. Pse nuk ka përgjigje ku janë 60 mln. Dakord a janë investuar aty. Ku janë 60 mln, kush televizion i ka marrë, për çfarë fushate i ka përdorur. Ku janë si llogari. Ku janë? Dmth po të hetohet Tirana dilet e vërteta. Pse i bihet rrotull. Çfarë është arsyeja që i bihet rrotull. Duke filluar që nga 1 janari unë jetoj aty ku jetoj, në një shtëpi në pronësi të bashkisë së atij qyteti. Këtë gallatën që jeton në luks, në vilë. Jetoj aty në atë vend që jetoj, jetoj zyrtarisht në një shtëpi pronë e bashkisë së atij qyteti.

Sipas tij, Rama ka dhënë tokën, ajrin, detin, dhe leje duke ngrënë qofte te veranda.

Çim Peka: Jeton në një shtëpi bashkie, ndërkohë që Altin Dumani i ka bërë kërkesë Facebook për FB tuaj dhe nuk i paska bërë bashkisë së këtij qyteti për ju.

Arben Ahmetaj: Nuk besoj se është e vërtetë, nuk besoj se do të shkonte deri aty sa t’i kërkonte FB-së ku është ky përdorues, e bllokoje. Edhe të qenit Robespier i revolucionit siç është sot SPAK-u Robespier i anti revolucionit të demokracisë. Pra, pyetja ku janë 60 mln mos të venë në ambasada, që ky na zhgënjeu. Për çfarë i zhgënjeve. Që fjeta me gruan time në hotel dhe i pagova paratë kesh. Apo se kam pirë kafe e kam ngrenë drekë me Mirelin. Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta. Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cënojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes time. Ja arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë. Të të jap një shembull. Të kërkoj ndjesë se të duket se të sulmoj, por nuk të sulmoj. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha; policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë. E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk i shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjosh e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto para.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re