Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Ish-kryeministri apeloi vendimin e GJKKO-së më 8 shkurt që nuk e lejoi të marrë pjesën në seancat plenare, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se qëllimi është djegua e mandatit të Berishës.

Berisha ka kërkuar leje që të paraqitet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrën si deputet.

Lideri demokrat ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re