The Guardian, një prej mediave më prestigjioze në botë, i ka dedikuar një artikull artistit nga Kosova Petrit Halilaj.

Petriti ka rrëfyer jetën në kohën e luftës, kur trupat serbe e përzunë atë dhe të gjithë familjen nga shtëpia. Petriti tregon se në atë kohë, një psikolog italian i kishte dhënë fëmijëve dhe atij disa lapsa e letër për të vizuar. Që nga ajo kohë, Petriti e ka gjetur talentin dhe veten tek arti.

Në artikull më tutje vihet në dukje takimi që ai ka patur me sekretarin e kohës të Kombeve të Bashkuara (Kofi Annan).

“Ai për mua ishte më i madh se Star Wars, andaj i thashë nënës: Nuk mund t’ia tregoj një vizatim të vogël A4”, ka thënë Halilaj për The Guardian.

Kësisoj Halilaj e kishte vizatuar një ndër masakrat serbe të kryera në Kosovë, një vizatim ky që bëri xhiron e botës.

The Guardian më tutje tregon për jetën e artistit, vështirësinë për të marrë një bursë për art në Itali e ekspozitën e tij të parë në Britani. Të plotë artikullin e gjeni këtu

“Kjo pikturë quhet djali i vogël. Është një moment që e kam marrë nga vizatimi që bëra për Kofi Annan. Në njërën anë ndodhet një tank, ndërsa në anën tjetër është ky djalë që po sheh masakrën. Ky nuk është një auto-portret, por një pikturë e të gjithë neve (kosovarëve gjatë luftës)”-tregoi për The Guardian Petriti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re