Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Gllogjan të Deçanit, atje ku një autobus që transportonte nxënës, është qëlluar nga persona të paidentifikuar nga ana e policisë.

Si pasjë e plumbave, tre persona kanë ndërruar jetë. Shoferi i autobusit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre nxënës janë plagosur. Ashtu siç sqaroi zëdhënësi i policisë Fadil Gashi për Klan Kosova, policia e ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e shoferit, ndërsa të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital.

“Rreth orës 19:00 policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan. Me të arritur ka kërkuar që në vendin e ngjarjes të vijë emergjenca. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa 3 persona të tjerë janë dërguar në spitalin e Pejës. Pas pak kohësh, mjeku ka konstatuar vdekjen e dy personave të tjerë. Një tjetër është për tretman në spital.

Në autobus kanë qenë 8 persona. Një numër i nxënësve janë ndaluar nëpër fshatra të tjerë, këtu kanë qenë 8 persona.

Për momentin ende nuk dihet sesa persona kanë qëlluar. Policia është në kërkim.”- tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re