Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, deklaroi se Shqipëria qëndron fort në krah të Ukrainës dhe është e përkushtuar ndaj sigurisë në rajon dhe më gjerë, në përputhje me vlerat euroatlantike.

“Nuk mund të qëndrojmë si vëzhgues pasiv. Shqipëria, pa asnjë mëdyshje, ka dënuar agresionin rus dhe i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s dhe BE-së, përfshirë sanksionet, ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën”, theksoi Spiropali.

Spiropali ngriti shqetësimin për përpjekjet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

“Në rajonin tonë vijojnë ndikimet keqdashëse që synojnë të destabilizojnë institucionet demokratike dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Shqipëria beson se siguria e Ballkanit është e pandarë nga siguria e BE-së dhe NATO-s”, tha kryeparlamentarja.

Spiropali: Ne nuk mund të qëndrojmë si vëzhgues pasiv. Shqipëria pa asnjë mëdyshje ka dënuar këtë agresion dhe i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s dhe BE në solidaritet me Ukrainën, përfshirë sanksionet, ndihmën ushtarake dhe ndihmën humanitare. Unë pata nderin të merrja pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore për të përsëritur mbështetjen tonë të plotë dhe pa rezerva ndaj Ukrainës, por edhe për të parë nga afër realitetin e jetës nën kërcënimet e vazhdueshme dhe për tiu bashkuar thirrjes së Zelenskyt dhe liderëve të tjerë për të ndaluar këtë luftë brutale dhe për një proces domethënës që con drejt një paqe të drejtë.

Përshkallëzimi ushtarak mes Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të trazuar me rregulla që është nën trysni të madhe. Shqipëria riafrimon të drejtën e Izraelit dhe i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar. Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilent në të gjitha frontet, përfshirë edhe rajonin tonë. Në Ballkanin  Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisni ndasitë dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Shqipëria beson se siguria e Ballkanit është e pandarë nga siguria e BE dhe NATO-s.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko