Bashkimi Evropian ka refuzuar zyrtarisht vaksinën Sputnik V dhe e ka deklaruar atë të padëshirueshme, por pas syve të publikut, Brukseli zyrtar po kthehet drejt vaksinës ruse, sepse ajo duhet të imunizojë 450 milion qytetarë të BE dhe të kthejë jetën në normalitet, thuhet nw qarqet diplomatike në Bruksel.

Një zyrtar i BE-së që merr pjesë në negociatat për prokurimin e vaksinave me kompani farmaceutike tha se qeveritë e vendeve anëtare të BE-së po konsideronin fillimin e negociatave me prodhuesit e Sputnik V, bazuar në kërkesën e katër shteteve anëtare për të filluar procesin e negociatave.

Këto janë Hungaria dhe Sllovakia, të cilat tashmë kanë blerë vaksinat ruse, si dhe Republika Çeke, e cila ka shprehur interes për to.

Zyrtarët evropianë kanë konfirmuar se Italia ka në plan të fillojë prodhimin e Sputnik V në bioreaktorin e saj më të madh në uzinën ReiThera pranë Romës.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani ka miratuar përdorimin e vaksinave nga katër prodhues, por imunizimi në BE është i ngadaltë për shkak të mangësive në procesin e prodhimit.

Nëse Sputnik V miratohet në BE, do të jetë një fitore e madhe diplomatike për Rusinë, e cila është goditur nga sanksionet tregtare nga Brukseli për vite për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë dhe mbështetjes për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, sipas tek Reuters.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re