Dy imunologë, James P. Allison dhe Tasuku Honjo, janë fitues të përbashkët të Çmimit Nobel të këtij viti në mjekësi për arritjet në trajtimin e kancerit.

Allison dhe Honjo treguan se strategji të ndryshme mund të përdoren për të rritur sistemin imunitar në luftën kundër kancerit, ndaj dhe Instituti Mbretëror në Stokholm i shpalli ata si fituesit e Nobel-it në Mjekësi.

Të dy ekspertët e kancerit do të ndajnë një çmim financiar prej 9 milion kurorash (900,000 euro).

Allison, 69 vjeccm është profesor dhe drejtor i Departamentit të Imunologjisë në Qendrën e Kancerit  “Anderson” në Texas.

Honjo, 76 vjeç, është profesor në Universitetin e Kiotos dhe një anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave amerikane dhe gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re