Edhe për 24 orët e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

 

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit. Vranësirat në relievet e larta malore të zonës veriut do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

 

Në mënyrë të izoluar këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe rrufe.

 

Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi deri në 4-6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.            

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 13 deri 32°C ,  në zona e ulëta 15 deri 34°C , në zona bregdetare 15 deri 32°C.

 

Mbi Rajonin e Ballkanit vijojnë të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

 

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë me vranësira kalimtare në orët e mesditës të cilat në relievet malore në pjesën veriore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re