Të paktën 100 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së një gomoneje e cila transportonte emigrantë të parregullt në pjesën e mesme të Mesdheut.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) me qendër në Gjenevë, në një deklaratë nga llogaria e saj në twitter njoftoi se ka raportime që të paktën 100 persona kanë humbur jetën në aksidentin detar të ndodhur në Mesdhe.

“Shprehim keqardhje për këtë tragjedi të fundit dhe përsërisim thirrjen tonë ndaj shteteve që të rivendosin anijet e kërkim shpëtimit në Mesdhe”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë edhe në një deklaratë të lëshuar nga SOS Mesdhe (SOS Mediterranee), organizata franceze e shoqërisë civile që merr pjesë në punimet e kërkim-shpëtimit në Mesdhe thuhet “Sot pas disa orë kërkimesh ndodhi frika jonë më e madhe. Ekuipazhi i Ocean Viking mbeti i detyruar të jetë dëshmitar i rrënojës së një gomoneje në verilindje të Tripolit. Ishte raportuar se gomonia në fjalë transportonte 130 persona dhe se në mëngjesin e të mërkurës ajo ishte në situatë të vështirë”.

Po ashtu është ndarë informacioni se anija Ocean Viking e SOS Mediterranee pas mbërritjes në vendin e ngjarjes përcaktoi të paktën 10 trupa të pajetë dhe se nuk ka gjetur asnjë të mbijetuar.

Përveç rrënojës së gomones që u gjet, ka ardhur informacion se edhe dy gomone të tjera janë në situatë të vështirë, njoftohet ndër të tjera në deklaratën në të cilën tërhiqet vëmendja se operacionet e kërkim-shpëtimit në rajon janë kryer nën kushte shumë të vështira, në mungesën e koordinimit të ndonjë shteti.

Në deklaratën e organizatës së shoqërisë civile vihet në dukje se që në fillim të vitit 2021 e deri më tani në pjesën e mesme të Mesdheut kanë humbur jetën mbi 350 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re