Skip to content

Në Britani shënohet numri më i ulët i viktimave në 24 orë gjatë prillit

Gjatë 24 orëve të fundit në Britani janë regjistruar 368 viktima me koronavirus. Kjo është shifra më e ulët për periudhën njëditore gjatë muajit prill.

Numri në total i të vdekurve, ka shkuar në 18.420. Qeveria skoceze njoftoi që gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 18 viktima të koronavirusit dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin verior të Mbretërisë së Bashkuar shkoi në 1,231, kurse numri i të infektuarve në 10,324.

Në Uells, gjatë kësaj periudhe u shënuan 14 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave është 788.