Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e djeshme nga policia e Elbasanit.

 

Patrullat e policisë kanë pikasur një person në bulevardin kryesor të qytetit duke lëvizur me armë zjarri tip kallashnikov. Sapo i janë afruar personit ky i fundit ka hedhur armën dhe është larguar .

 

Nga hetimet paraprake rezulton se personi i identifikuar tashmë nga policia është më precedent të mëparshëm kriminal dhe paraprakisht konfirmohet se ai do të kryente një krim.

 

Hetimet e deritanishme kanë bërë që policia të ketë pista edhe mbi “shënjestrën” e personit.

 

Aktualisht ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re