Behlul Kokollari hedh poshtë akuzat e bëra nga motra e tij për përdhunimin e nipit 8-vjeç. 45-vjeçari nga Prizreni pretendon se kjo akuzë është e montuar ndaj tij për dy arsye, e para për një borxh që i detyrohet e motra dhe e dyta për një konflikt pronësie mes motres dhe njerëzve te burrit të motrës.

Behlul Kokollari mohon kategorikisht akuzat e bëra nga motra e tij se ka abuzuar seksualisht me nipin vetëm 8 vjeç, vepër kjo për të cilën u arrestua në shtator të vitit 2021.

Në një lidhje telefonike për Fax News nga qelia, Behlul Kokollari thotë se ky është një proces i montuar ndaj tij për të cilën është përdorur dhe raport mjekoligjor fallso.

Kokollari ka dy pretendime përse bëhet kjo gjë ndaj tij. E para është një borxh që ai thotë se e motra i ka atij dhe nuk dëshiron tia kthejë.

Pretendimi i dytë ka të bëjë me konfliktin për një pronë mes familjes se motres dhe të afërmeve të burrit të motrës, qe sipas tij janë njerëz me influencë në Berat.

45-vjeçari Kokollari u arrestua në shtator 2021 meakuzën se kishte përdhunuar në shtëpinë e tij në Prizren nipin 8-vjeçar, një muaj para se të vihej në pranga në doganën e Morinës.

“Të gjithë ata që më njohin mua e dinë që unë nuk jam as përdhunues dhe as homoseksual, motra ka rënë viktimë e familjes së tezes së burrit. Janë njerëz me pozita në qytetin e Beratit, punojnë në bashki, burri i motrës është i birësuar, dhe i kanë tjetërsuar dokumentet e pronës. Këtë pjesë mua ma ka treguar vjehrri i motrës që në fillim, kur ne nisëm që të plotësonim dokumentet, vërtetova që nuk kishte dosje në hipotekë”, shprehet Kokollari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re