I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj, mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit Andi Maloku, Redjan Rraja ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.

Policia arrestoi shtetasin Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, që tronditi vendin disa kohë më parë, ku mbetën të plagosur prokurori, shoferi i tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon, i njohur edhe si i “Rrumi” i Sukthit.

Redjan Rraja është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Arrestimi i tij është bërë pas një aksioni të gjerë nga policia, FNSH dhe RENEA, të nisur që prej ditës së atentatit, dhe që u shtri në disa qytete të ndryshme, si Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Ai u la në burg, pas dyshimeve si atentator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re