Meksikanët punojnë më shumë se çdo kund tjetër në botë, tregojnë të dhënat e Organizatës së Korporatave dhe Zhvillimit për Ekonomi.

Sipas të dhënave të kësaj organizate, meksikanët kalojnë 2.255 orë në punë në vit, e cila është e barabartë me rreth 43 orë në javë.

Grekët punojnë më së shumti në Evropë, me një mesatare 2.035 orë për vit.

Në anën tjetër, gjermanët punojnë 1,363 orë në vit, ose 892 orë më pak se sa meksikanët, transmeton KosovaPress.

Punëtorët në SHBA punojnë 1.783 orë.

Ndryshimi në kultura dhe faktorët socio-ekonomik luajnë kryesorë në sasinë e orëve të kaluara në punë.

Në Japoni punohet 1.713 orë në vit, nën mesataren e OECD-së.

Pavarësisht orëve të pakta të punës në mesin e vendeve anëtare të OECD-së, Gjermania ka nivel të lartë të prodhimit. Në fakt, mesatarisht një punëtor gjerman raportohet të jetë 27 për qind më shumë produktiv se sa homologët e tyre britanikë.

Holandezët, francezët dhe danezët po ashtu punojnë më pak se 1.500 orë në vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re