Bushati: Të gjitha sondazhet dhe të gjitha të dhënat që ne kemi dhe dimë i japin fitoren Partisë Socialiste. Dita e sotme ka qenë një ditë e qetë dhe model, pasi sot njerëzit e kuptojmë cilat kanë krizat e vërteta, si pandemia dhe tërmeti, dhe të gjithë e kanë ndarë mendjen në këtë pikë. Të gjitha rastet e problematikave që ne pamë kanë qenë tentative e partive më të vogla për të krijuar alibi për humbjen e tyre.

Administrimi i zgjedhjeve është për tu përshëndetur, jo vetëm nga organet e administrimit por edhe nga Partia Socialiste.

Shqipëria nuk ka 3 milionë e 600 mijë votues, pjesëmarrja ka qenë e lartë dhe gjithmonë ka qenë e tillë. Njerëzit e kanë kuptuar pas pandemisë se vota është e rëndësishme për të deleguar pushtetin, pasi politika vendos në shumë fusha të jetës së tyre.

Ne dimë sot që kemi një mazhorancë. Partia Socialiste ka marrë 18 mandate në 2017 kur ka patur 34 mandate, ndërkohë që sot që Tirana ka 36 mandate ne presim të fitojmë 19 mandate.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re