Në ditën e gjashtë të tyre shuhen flakët në malin e Çikës.

 

Falë ndërhyrjes të dy helikopterëve gjatë mbrëmjes së djeshme, flakët u izoluan teksa mëngjesin e sotëm si rrjedhojë e lagështisë dhe vesës së mëngjesit,ato janë shuar. Ka disa trungje, të cilat digjen në brendësi të tyre që përbëjnë rrezik për riaktivizim të tyre sërish.

 

Situata paraqitet në kontroll teksa për zonën janë vendosur vëzhgues për cdo rast rrëziku për riaktivizim të tyre. Deri më tani raportohen të djegura rreth 90 hektarë me bimësi, shkurre në zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re