Themeluesi i “Top Medias”, Dritan Hoxha ditën e sotme do të festonte 52-vjetorin e tij të lindjes, sikur aksidenti tra gjik i vitit 2008 të mos i kishte marrë atij jetën. Edhe pse ndërroi jetë 10 vite më parë, ëndrra e tij ende vazhdon dhe këtë gjë e tregon më së miri çdo pjesëtar i Top Channel.

Si një njeri i jashtëzakonshëm, siç e përshkruajnë personat që e kanë njohur nga afër, Dritan Hoxha çdo vit kujtohet nga familjarët, bashkëpunëtorët, por edhe punonjësit, të cilët nuk e harrojnë asnjëherë ditëlindjen e tij.


Një postim ka bërë si çdo vit edhe Arbana Osmani, e cila ka shpërndarë një foto të të ndjerit ku shihet duke i fryrë qirinjve, teksa ka shkruar “Më mungon gjithmonë!” Një sërë postimesh janë bërë nga figura të ndryshme të televizionit kombëtar, teksa ende nuk ka një postim në rrjetet sociale nga Lori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re