Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar Bashkimi Evropian si “shkollën më të sofistikuar dhe më e vështirë e shtet bërjes demokratike”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se “BE nuk është një dyqan dhuratash”, ndërsa theksoi se “Shqipëria ka pasur një histori që nuk e ka bërë ngritjen e një shteti në shekuj dhe BE është ndihma për të pasur një shtet demokratik për të mundësuar vlerat dhe standardet evropiane”.

Po ashtu kryeministri u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë në mënyrë që të përfitojë sa më shumë financime nga BE.

“Shumë shpesh ne e lidhim BE-në dhe KE-në me financime. Janë shumë të rëndësishme dhe pa diskutim që BE është rripi i sigurisë për të gjitha vendet e komunitetit evropian, ku e keni parë në krizat si pandemia, rritja e çmimit të energjisë. Përveç si e tillë, BE nuk është një dyqan dhuratash, por shkolla më e sofistikuar dhe më e vështirë e shtetbërjes demokratike. Në rajonin ne jemi vend me traditë të varfër institucionesh. Shqipëria ka pasur një histori që nuk e ka bërë ngritjen e një shteti në shekuj dhe BE është ndihma jonë për të pasur një shtet demokratik për të mundësuar vlerat dhe standardet evropiane.

Ne duhet që të bëjmë detyrat e shtëpisë sa më mirë në mënyrë që të marrim më shumë financime. Kjo do ndihmojë për të bërë më shumë përpjekje. Nëse BE kërkon që Procesi i Berlinit të materializohet ku rriten liritë e lëvizjes së njerëzve dhe nëse nga ana tjetër thotë që duhet të kemi më shumë akses në tregun e përbashkët, ta harrojmë nëse nuk kryejmë detyrat tona. Këto janë risi dhe vjen nga fryma gjeopolitike që ka ky komision.”, u shpreh kryeministri Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re