Jean-Jacques Rousseau (28 qershor 1712 – 2 korrik 1778) ishte një filozof, shkrimtar dhe kompozitor nga Gjeneva.

Filozofia e tij politike ndikoi në përparimin e Iluminizmit në të gjithë Evropën, si dhe në aspektet e Revolucionit Francez dhe zhvillimin e mendimit modern politik, ekonomik dhe arsimor.

Diskurset i tij Mbi Pabarazinë dhe Mbi Kontratën Shoqërore janë gurë themeli në mendimin modern politik dhe shoqëror.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi përzgjedhur fjalët më të meçura nga veprat më madhore të tij. Ne presim, si gjithnjë, që në përfundim të leximit të na thoni atë që iu bëri të ndalonit më së tepërmi për një reflektim.

Njerëzit që dinë pak flasin shumë, ndërsa ata që dinë shumë thonë pak.

Ne duhet të pudrosim parukat tona; kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz të varfër nuk kanë bukë.

Unë preferoj lirinë që vjen bashkë me rrezikun sesa paqen që vjen me skllavërinë.

Njeriu lind i lirë, e gjithandej është në vargonj.

Më e hershmja ndër të gjitha shoqëritë, dhe e vetmja natyrore, është familja.

Meqë askush nuk ka një autoritet natyror mbi të ngjashmin e vet, e meqë forca nuk përfton asnjë të drejtë, mbeten marrëveshjet pra që të mund të jenë bazë për çdo autoritet të ligjshëm ndërmjet njerëzve.

Do të ketë gjithmonë një dallim të madh ndërmjet nënshtrimit të një turme dhe qeverisjes së një shoqërie. Që disa njerëz të shpërndarë të nënshtrohen radhazi ndaj një personi të vetëm, në çfarëdo numri që të jenë, këtu nuk shoh tjetër veç një zot dhe disa skllevër, dhe kurrfarë populli me prijësin e tij: kjo ndodh atëherë kur duam një grumbullim, e jo një ortakëri; këtu nuk ka as të mirë publike, as trup politik. Një njeri, edhe sikur ta ketë nënshtruar gjysmën e botës, s’është asnjëherë më shumë se një i përveçëm; interesi i tij, i ndarë nga interesi i të tjerëve, është gjithmonë një interes privat. Nëse ky njeri zhduket, perandoria e tij do të mbetet e shpërndarë dhe pa lidhje, si një lis që tretet e bëhet shkrumb, pasi t’i ketë rënë zjarri.

Bota e realitetit ka kufijtë e saj; bota e imagjinatës është e pakufishme.

Unë nuk jam bërë si asnjë prej atyre që kam parë. Unë guxoj të besoj se nuk jam bërë si askush nga ata që ekzistojnë. Nëse nuk jam më i mirë, të paktën jam ndryshe.

Personi i parë i cili, pasi e rrethoi me gardh një copë toke, i shkrepi në kokë për të thënë se kjo është e imja dhe gjeti njerëz që ta besonin, ky njeri ishte themeluesi i vërtetë i shoqërisë civile. Çfarë krimesh, luftrash, vrasjesh, çfarë mjerimesh dhe tmerresh do të ishin kursyer nga raca njerëzore, nëse dikush do të kish kundërshtuar ose do të mbushte hendekun dhe do t’u thërriste shokëve të tij: “Mos e dëgjoni këtë mashtrues. Ju jeni të humbur nëse harroni se frytet e tokës u përkasin të gjithëve dhe toka askujt!

Unë do të preferoja të isha një njeri me paradokse sesa një njeri me paragjykime.

Është shumë e vështirë të mendojë fisnikërisht ai që mendon vetëm për të siguruar jetesën.

Të jesh i arsyeshëm në një botë të çmendur është në vetvete çmenduri.

Çfarë mençurie më të lartë mund të gjesh sesa mirësia.

Pse duhet ta ndërtojmë lumturinë tonë mbi mendimet e të tjerëve, kur mund ta gjejmë atë në zemrat tona?

Çdo person ka të drejtë të rrezikojë jetën e tij për ruajtjen e saj.

Për të shkruar një letër të mirë dashurie, duhet të fillosh pa e ditur se çfarë do të thuash dhe të mbarosh pa ditur se çfarë ke shkruar.

Ata që janë më të ngadaltë në dhënien e një premtimi janë më besnikët në përmbushjen e tij.

Qytetërimi është një garë e pashpresë për të zbuluar mjete shërimi për të këqijat që prodhon vetë.

Të gjitha fatkeqësitë e mia erdhën duke menduar shumë mirë për miqtë e mi.

Unë kurrë nuk kam menduar, nga ana ime, se liria e njeriut konsiston në atë që ai të jetë në gjendje të bëjë çfarë të dojë, por që ai nuk duhet, nga asnjë fuqi njerëzore, të detyrohet të bëjë atë që është kundër vullnetit të tij.

Çdo gjë është e mirë pasi vjen nga duart e Krijuesit të Botës, por degjeneron sapo të futet në duart e njeriut.

Unë e perceptoj Zotin kudo në veprat e Tij. Unë e ndiej Atë në mua; Unë e shoh Atë rreth meje.

“Në të vërtetë, ligjet janë gjithmonë të dobishme për ata që kanë pasuri dhe të dëmshme për ata që nuk kanë asgjë; nga e cila rrjedh se shteti social është i dobishëm për njerëzit vetëm atëherë kur të gjithë zotërojnë diçka dhe askush nuk ka tepër shumë.

… në lidhje me pasurimin, asnjë qytetar nuk duhet të jetë kurrë aq i pasur sa të mund ta blejë një tjetër dhe as aq i varfër sa të detyrohet të shesë veten.

Kam raste kur unë jam aq shumë ndryshe nga vetja sa mund të merrem për dikë tjetër me një karakter krejtësisht të kundërt.

Të jetosh nuk do të thotë të marrësh frymë, por të veprosh. Të jetuarit është për të përdorur organet tona, shqisat tona, aftësitë tona, të të gjitha pjesëve të vetvetes që na japin ndjenjën e ekzistencës sonë. Njeriu që ka jetuar më shumë nuk është ai që ka numëruar më shumë vite por ai që ka ndjerë më shumë jetën.

E vërteta nuk i sjell askujt pasurim.

Mësoni nxënësin tuaj të vëzhgojë fenomenet e natyrës; së shpejti do të zgjoni kureshtjen e tij, por nëse do ta zhvilloni, mos u ngutni shumë për t’ia kënaqur këtë kuriozitet. Vendosi problemet para tij dhe le t’i zgjidhë vetë. Lëreni të mos dijë asgjë sepse ia keni thënë ju, por sepse ai e ka mësuar atë vetë. Le të mos i mësohet shkenca, le ta zbulojë. Nëse ndonjëherë e zëvendësoni autoritetin me arsyes, ai do të pushojë së arsyetuari; ai do të jetë thjesht një lodër e mendimeve të njerëzve të tjerë.

“Sapo dikush thotë për punët e Shtetit: “Ç’rëndësi ka për mua? ” shteti mund të deklarohet i falimentuar.

Në çdo rast, ndëshkimet e shpeshta janë një shenjë e dobësisë ose ngadalësimit në qeveri. Nuk ka njeri kaq të keq sa të mos mund të bëhet i mirë për diçka. Askush nuk duhet të dënohet me vdekje, qoftë edhe si shembull, nëse mund të lihet të jetojë pa rrezik për shoqërinë. ”

Nuk ka asgjë më të mirë se inkurajimi i një miku të mirë.

Duket sikur zemra dhe truri im nuk i përkisnin të njëjtit person. Ndjenjat vijnë më shpejt se vetëtima dhe më mbushin shpirtin, por nuk më sjellin asnjë përndritje; ato më djegin dhe më verbojnë.

Është më lehtë të pushtosh sesa të administrosh. Me një fuqi të mjaftueshme, një gisht mund të përmbyste botën; por për të mbështetur botën, duhet të kesh shpatullat e Herkulit.

Mësimi i vetëm moral që i përshtatet një fëmije – mësimi më i rëndësishëm për çdo kohë të jetës – është ky: ” Mos lëndoni kurrë askënd.”

Në një shtet të qeverisur mirë, ka pak dënime, jo sepse ka shumë falje, por sepse kriminelët janë të rrallë; ndërsa kur një shtet është në prishje e sipër, kryerja e krimeve me shumicë është një garanci e mosndëshkimit.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re