Kandidatja e PS-së në qarkun Tiranë, Bora Muzhaqi në një deklaratë për mediat ka theksuar se vota për kandidatët qoftë ata të PS-së apo të PD-së nuk duhet të tjetërsohet.
Muzhaqi u bëri thirrje numëruesve që të tregojnë kujdes, pasi kjo gjë konsiderohet krim zgjedhor dhe kjo gjë nuk do të tolerohet as nga Partia Socialiste dhe as nga Edi Rama.
Ndërkohë Muzhqi u shpreh se Partia Socialiste ka shpresa që në Durrës dhe në Tiranë të sigurojë edhe 2 mandate të tjera.
Bora Muzhaqi:
Kjo fitore e qartë dhe e thellë duhet të shkëlqej edhe në procesin e numërimi. Presim me durim rezultatin përfundimtar edhe në Durrës dhe Tiranë ku besojmë do të kemi edhe 2 mandate të tjera. Përtej numërimit të kandidatëve tani është koha për tu angazhuar.
Vullneti i shqiptarëve u shpreh përmes votës, duhet respektuar deri në fund. Asnjë votë e asnjë kandidat i qoftë ai PS-së apo PD-së nuk duhet të tjetërsohet. Në emër të PS-së dhe Edi Ramës dua të bëj të qartë falënderime për të gjithë numëruesit e këtij procesi vendimtar për shoqërinë tonë dhe së dyti falënderime të veçanta për numëruesit e PS-së që pa u lodhur kanë punuar deri më tani.
Dua që t’iu kujtojë se pa qëllim apo mungesë vëmendje dhe kalimin e saj nga një kandidat në tjetër është një krim zgjedhor dhe PS-ja dhe Edi Rama ka vendosur të mos tolerojë askënd. Ky proces është i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe askush nuk do të lejojë tjetërsimin e procesit të numërimit brenda listave. Forca, durim dhe korrektesë deri në fund.
(R.G/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
