Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për ushtrinë, për angazhimin e saj të dyfishtë në patrullimin e territorit bashkë me Policinë për respektimin e masave dhe nga ana tjetër në operacionin humanitar për shpërndarjen e ndihmave.

Rama krahas videos që ka shpërndarë në FB ka thënë se ushtria sot është në dy fronte duke i shprehur mirënjohjen dhe respektin.

Postimi i plotë i Ramës:

USHTRIA NË DY FRONTE

 FORCA TË SHUMTA USHTARAKE JANË PËRFSHIRË NË OPERACIONIN HUMANITAR DHE KRAH PËR KRAH ME POLICINË E SHTETIT, NË MBROJTJEN E POPULLIT NGA TRADHËTARËT!

 MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR FORCAT TONA TË ARMATOSURA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re