Rabindranath Tagore ishte një polimat bengali që punonte si poet, shkrimtar, dramaturg, kompozitor, filozof, reformator social dhe piktor.

Ai riformësoi letërsinë dhe muzikën bengali, si dhe artin indian me Modernizmin Kontekstual në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të tij, dhe si gjithnjë, në përfundim të leximit presim nga Ju të na thoni cilën prej thënieve mëposhtë pëlqyet më së shumti.

Ne e lexojmë botën gabim dhe themi se ajo na mashtron.

Retë lundrojnë në jetën time, jo më për të sjellë shi apo stuhi, por për t’i dhënë ngjyrë qiellit tim të perëndimit të diellit.

Nëse qan sepse dielli ka ikur nga jeta jote, lotët do të të pengojnë të shohësh yjet.

Ju nuk mund ta kaloni detin vetëm duke qëndruar dhe duke e parë ujin.

Fjeta dhe ëndërroja se jeta ishte gëzim. U zgjova dhe pashë se jeta ishte shërbim. Veprova dhe ja, shërbimi ishte gëzim.

Është shumë e thjeshtë të jesh i lumtur, por është shumë e vështirë të jesh i thjeshtë.

Besimi është zogu që ndjen dritën dhe këndon kur agimi është ende i errët.

Flutura nuk numëron muaj, por momentet dhe ka mjaft kohë.

Dhurata e dashurisë nuk mund të jepet, ajo pret të pranohet.

Mos e kufizoni një fëmijë në mësimet tuaja, sepse ai ka lindur në një kohë tjetër.

Duke i shkulur petalet nuk e mbledh bukurinë e lules.

Shumica e njerëzve besojnë se mendja është një pasqyrë, që pasqyron pak a shumë me saktësi botën jashtë tyre, duke mos kuptuar përkundrazi se mendja është vetë elementi kryesor i krijimit.

Buzëqeshe dhe më fole për asgjë dhe ndjeva se këtë e kisha pritur gjatë.

Dashuria është një mister i pafund, sepse nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm që mund ta shpjegojë atë.

Patriotizmi nuk mund të jetë streha jonë e fundit shpirtërore; streha ime është njerëzimi. Unë nuk do të blej xhama me çmimin e diamanteve dhe nuk do të lejoj kurrë që patriotizmi të triumfojë mbi njerëzimin sa të jem gjallë.

Muzika mbush pafundësinë mes dy shpirtrave.

Nëse nuk mund të kaloj nga një derë, do të kaloj nga një derë tjetër – ose do të bëj një derë vetë. Diçka e mrekullueshme do të vijë pa marrë parasysh sa e errët është e tashmja.

Ndryshimet më të mëdha në natyrën e një gruaje vijnë nga dashuria; te burri, nga ambicia.

Çdo gjë që na takon na vjen nëse krijojmë kapacitetin për ta marrë atë.

Ne jetojmë në botë kur e duam atë.

Çdo fëmijë vjen me mesazhin se Zoti ende nuk është dekurajuar nga njeriu.

E njëjta rrjedhë e jetës që përshkon venat e mia natë e ditë përshkon botën dhe kërcen me masa ritmike. Është e njëjta jetë që lëshon nga gëzimi nëpër pluhurin e tokës në fije të panumërta bari dhe shpërthen në valë të trazuara gjethesh e lulesh.

Yjet nuk kanë frikë të duken si xixëllonja.

Edukimi më i lartë është ai që jo thjesht na jep informacion, por e bën jetën tonë në harmoni me gjithë ekzistencën.

Fëmijët janë qenie të gjalla – më të gjalla se sa njerëz të rritur që kanë ndërtuar guaska zakonesh rreth vetes. Prandaj është absolutisht e nevojshme për shëndetin dhe zhvillimin e tyre mendor që ata të mos kenë thjesht shkolla për mësimet e tyre, por një botë, shpirti drejtues i së cilës është dashuria personale.

Miqësia e vërtetë është si fluoreshenca, shkëlqen më mirë kur gjithçka është errësuar.

Pemët janë përpjekja e pafundme e tokës për t’i folur qiellit që dëgjon.

Bukuria është thjesht realitet i parë me sytë e dashurisë.

Ne e kapërcejmë pafundësinë me çdo hap; ne takojmë përjetësinë në çdo sekondë.

Uji në një enë është me i kthjellët; uji në det është i errët. E vërteta e vogël ka fjalë të qarta; e vërteta e madhe ka heshtje të madhe.

Rrënjët poshtë tokës nuk kërkojnë shpërblim për t’i bërë degët të frytshme.

Zoti pret të rifitojë lulet e tij si dhurata nga duart e njeriut.

Thellësia e miqësisë nuk varet nga kohëzgjatja e njohjes.

Udhëtari duhet të trokasë në çdo derë të huaj për të arritur në të tijën dhe duhet të endet nëpër të gjitha botët e jashtme për të arritur në faltoren më të brendshme në fund.

Vetëm në dashuri uniteti dhe dualiteti nuk janë në konflikt.

Shpëtimi nuk është për mua në heqjen dorë. E ndjej përqafimin e lirisë në një mijë lidhje kënaqësie.

Dita ime ka mbaruar dhe unë jam si një varkë e tërhequr në plazh, duke dëgjuar muzikën e kërcimit të baticës në mbrëmje.

Në Art njeriu zbulon vetveten dhe jo objektet e tij.

Jo goditjet çekiçit, por vallja e ujit, i gdhend gurët në përsosmëri.

Unë do të ulem në bebëzën e syve të tu dhe kjo do ta çojë shikimin tënd në thelbin e gjërave.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re