Ministrja për Shtetin dhe Sipërmarrjen, Edona Bilali e cila është njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS në qarkun e Shkodrës, ka qenë e ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani në Fax Neës lidhur me zgjedhjet lokale.
Bilali foli me superlativa për kandidaten e PS, Majlinda Agoni e cila synon të fitojë kreun e bashkisë së Shkodrës, duke e konsideruar këtë të fundit si një figurë e cila kishte vënë në dilemë edhe demokratët e qytetit.
Edona Bilali, Ministrja për Shtetin dhe Sipërmarrjen e ftuar në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani në Fax News:
Mund të thuhet se është rishtazi në parti pavarësisht se u bënë disa vite. Ne brenda partisë e njohim si presidenti në kuptimin se është gjithmonë mbi palët, duke tentuar të shuajë çdo konflikti. Kjo ka qenë ajo që ka përcaktuar se një grua si Majlinda i duhet Shkodrës, jo vetëm socialistëve.
Në momentin që u vendos se do shkohej në zgjedhje lokale, ne kemi vazhduar menjëherë me llogaritjet.
Nuk mund ta krahasojmë me rastin e fundit në tavolinë, por këtë herë kemi një shans për ta fituar në garë. Me një person si Majlinda ne rikuperojmë më shpejt atë që PS ka humbur vitet e fundit në Shkodër.
Demokratët i ka vënë realisht në dilemë. Sepse e njohin Majlindën si personazh edhe pse janë të djathtë në zemër. Ne apelin e kemi edhe për ata që logjikojnë që kanë vendosur të rrisin fëmijët aty. Majlinda jeton në Shkodër, e ka ndërtuar të ardhmen aty dhe nuk është e përkohshme.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
