Udhërrëfyesi Kami Rita ka thyer rekordin e tij dhe ka vendosur një rekord të ri botëror në ngjitje, konfirmoi Taranath Adhikari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Nepalit.

Udhërrëfyesi më i famshëm i alpinizmit nga Nepali, Kami Rita, realizoi me sukses ekspeditën e 26-të për ngjitjen e majës më të lartë në botë, malit Everest, duke përmirësuar kështu rekordin e tij botëror, transmeton Anatolia.

Duke cituar Press Trust of India, agjencia turke raporton se 52-vjeçari Kami arriti majën më të lartë në botë, në 8848.86 metra mbi nivelin e detit, përmes një rruge të përhershme përgjatë kreshtës juglindore.

Rita është një udhërrëfyes alpinistik dhe një pjesëtar i popullit Sherpa, të cilët jetojnë në zemër të Himalajeve.

“Kami Rita theu rekordin e tij dhe vendosi një rekord të ri botëror në ngjitje,” tha Taranath Adhikari, një zyrtar në Ministrinë Nepaleze të Kulturës dhe Turizmit.

Këtë vit, Ministria e Turizmit të Nepalit lëshoi ​​gjithsej 316 leje për të tentuar ngjitjen në majën më të lartë në botë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re