Partia Socialiste ka ndezur motorët dhe në qarkun e Fierit, ku gjatë ditës së sotme do të bëhet prezantimi i drejtuesit të ri politik pas largimit të Gramoz Ruçit, ndërsa vendin e tij do ta zërë Taulant Balla.
Për prezantimin e këtij të fundit kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Fier dhe sekretari i përgjithshëm i socialistëve Damian Gjiknuri dhe sekretari organizativ Blendi Klosi, të cilët shoqëroheshin dhe nga kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi dhe deputeti i zonës Petro Koçi.
Në këtë takim mungon ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, njëherësh deputet i qarkut, i cili duket se pas zgjedhjeve të Prillit është distancuar disi nga çështjet e partisë.
Në mbledhjen e sotme mungonte edhe vetë Ruçi, i cili duket se është larguar pëfundimisht nga zhvillimet politike.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, zyrtarët socialistë kanë parkuar mjetet e tyre luksoze pranë selisë së PS në Fier, ndërsa Gjiknuri ka pasur dhe një komunikim me gazetarët, ku është shprehur se forca politike që ai përfaqëson nuk fle gjumë.
“Unë si sekretar i përgjithshëm kam filluar një tur takimesh në të gjitha qarqet, së pari për të prezantuar të deleguarit, dhe për të filluar punën për rëeformimin e PS, për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne nuk jemi një parti që mund të flejmë gjumë, ne duhet të kryejmë më së miri detyrat tona.
Në Fier rezultati mund të kishte qenë më i mirë, në mënyrë që zgjedhjet lokale të kenë një rezultat sa më të favorshëm. Në të gjithë vendin do të ketë ristrukturim të strukturave, në Fier nuk patëm rezultatin që ne prisnim, ka gjëra që duhen riparë”, tha Gjiknuri.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
