Si sot 44 vite me pare, u shfaq per here te pare, ne kinema, premiera e filmit artistik shqiptar ”Ne fillim te veres” (prodhim i ish-Kinostudios ”Shqiperia e re”).

 

P:Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane, 1975.

S: Peci Dado: R: Gezim Erebara: O: Faruk Basha: Pi:Astrit Tota: M: Kujtim Laro: Z: Loni Progri: Mo: Atalanta Pasko, Androniqi Vangjeli: Pk: Arben Basha: G: Llazar Knuti:, Lucie Gjoncaj: MD: Mark Shllaku: Nd: Spartak Papadhimitri: N: Muhamet Zemblaku: Pir: Luftar Brace: AR: Esat Mysliu, Besim Kurti: AO: Aleksander Kasneci: D: Josif Krodhima: Di: Ferdinand Deda.

A: Sander Prosi – AP – (Jaho Labi): Astrit Cerma (Shpetimi): Demir Hyskja – AM – (Mali): Agim Shuke (Sandri): Gulielm Radoja (tenente Gurabardhi): Ndrek Luca – AM – (gjenerali Picioni): Sheri Mita (major Bertini): Minella Borova (Fumagli): Miriana Deti (Franceska): Albert Verria (kaporal Pelegrini): Bujar Lako (Misto): Tinka Kurti – AM – (nena e Veres): Elida Cangonji (Vera): Nrek Prela (babai i Veres): Andon Qesari (oficeri i Simit): Besa Imami (nena): Lazer Filipi (pronari i letres).

 

Ne realizimin e filmit ndihmuan punonjesit e Sarandes, te Vlores dhe te Krujes.

                           DSH: 22 nentor 1975 – Tirane

Filmi fitoi cmim te dyte per skenarin ne konkursin kombetar letraro-artistik me rastin e 30-vjetorit te Clirimit, 1974. U shpall filmi me i mire ne Festivalin I te Filmit Shqiptar – prill 1976. Autori I skenarit Peci Dado u nderua me cmimin e Republikes te klasit I per kete film dhe filmin televiziv “Udha e shkronjave”.

Aktori Sander Prosi – AP – u nderua me Cmimin e Republikes te Klasit I per rolin e Jaho Labit dhe me kupen e Festivalit I per Filmin Shqiptar. Po keshtu, ne kete festival u nderuan me cmim te vecante piktori Astrit Tota si dhe aktoret Elida Cangonji per rolin e Veres, Astrit Cerma per rolin e Shpetimit dhe Lazer Filipi per rolin e Shaqo Bregut.

Eshte fillimi i veres 1942. Komunistet luftojne per t’u lidhur me masat, per t’i bindur ne drejtesine e vijes politike te Partise Komuniste dhe per t’i hedhur ne lufte. Fshatari patriot Jaho Labi lidhet me komunistet.

Toger Gurabardhi dezerton nga ushtria dhe kalon me Levizjen, ndersa ne familjen e Riza Korres futen idete e reja. Njesitet guerile, hedhin ne ere nje baze te madhe armatimesh te pushtuesve fashiste italiane qe ndodhet prane qytetit bregdetar.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re