Skip to content

Në fund të majit, një samit i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian

Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen më 25 maj në një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel, në të cilin do të diskutohet për situatën epidemiologjike, ndryshimin e klimës dhe Rusinë.

Një samit BE-SHBA do të mbahet në qershor, njoftoi një zëdhënës i Këshillit Evropian.

Eshtë shtuar se do të jetë samiti i dytë fizik i BE në maj.

Krerët e BE do të mblidhen në Porto në 7 dhe 8 maj për një samit mbi çështjet sociale.

Takimi me Joe Biden

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel njoftoi se ai dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen me Presidentin e SHBA Joe Biden në qershor gjatë vizitës së tij në Bruksel.

Biden do të mbërrijë në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e tij të parë të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili do të mbahet në 14 qershor.

Një samit i rregullt i kryetarëve të shteteve ose qeverive të BE do të mbahet në 24 dhe 25 qershor.