“Në fushë, populli është përpara politikës”/ Një ditë përpara zgjedhjeve lokale, kryeministri Kurti ndjek ndeshjen e basketbollit në Shkodër! Ja mesazhi i tij

albinkurtyi.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

“Sporti bashkon popullin”. Ky ishte mesazhi i dhënë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga Shkodra, aty ku ndoqi ndeshjen e basketbollit mes ekipit të Vllaznisë dhe Prishtinës.

Në një prononcim për mediat përpara takimit, ai u shpreh se në këtë fushë, populli është përpara politikanëve.

“Padyshim që është kënaqësi të jem në Shkodër. Padyshim kjo që do shohim mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Prishtinës së Sigalit, është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë, më shumë se lojë sepse jemi bashkë. Besoj që tek fushë e bashkimit tonë, populli është përpara politikës, ndaj ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë” – tha Kurti.

I pyetur lidhur me zgjedhjet lokale, Kurti nuk ka folur duke u shprehur se këtë të shtunë është heshtje zgjedhore.

“Sot është heshtje zgjedhore nesër flasin qytetarët” – tha Kurti.

Të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishin dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi si dhe kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi.

Vizita e kryeministrit Kurti në Shqipëri vjen një ditë përpara se të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë