Në Gaza kanë mbërritur 10 kamionët që transportuan ndihma humanitare në enklavën që mbahet e bllokuar dhe nën sulmet intensive të Izraelit.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen.

“Kemi marrë në dorëzim 10 kamionët që transportuan ndihma humanitare dhe që hynë sot nga pika kufitare Rafah. Gjashtë kamionë që u dërguan për Komitetin Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, i janë dorëzuar Komitetit”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se katër kamionë të ndihmës që u dërguan nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane u morën në dorëzim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Bëhet e ditur se kamionët me ndihma transportuan ushqime, ilaçe dhe produkte mjekësore.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se në Gaza nuk lejohet ende hyrja e karburantit dhe se numri i kamionëve që kanë mbërritur në rajon ka arritur në 84.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re