Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Vlorë, pasi vodhi një automjet tip furgon.

Ai u ndalua nga autoritetet duke drejtuar automjetin e vjedhur në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ndërsa rezultoi një person me precedentë penal për vjedhje.

“Blutë” sekuestruan automjetin, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vodhi një automjet furgon, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke e drejtuar këtë automjet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 51-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua dhe u arrestua disa minuta pas vjedhjes së automjetit, autori i dyshuar, shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re