Dy pacientë të infektuar me COVID 19, mbi 60-vjec, në gjendje të rëndë shëndetësore janë transferuar nga spitali Infektiv se spitali “Shefqet Ndroqi”, tashmë COVID 2 në vend.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari i News 24, Erjon Skëndaj.

Ai deklaroi se të dy pacientët kishin shfaqur pneumoni bilaterale dhe se po transferohen te “Shefqet Ndroqi” pikërisht për këtë arsye, pasi ky spital është i specializuar për kurimin e mushkërive.

“Të dy pacientët ishin me pneumoni bilaterale, nuk e di nëse ky kalim është edhe ndryshim strategjie nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që pacientët po cohën në spitalin elitë për të trajnuar sëmundje polmonare, ashtu siç edhe shumë mjekë kishin sugjeruar në fillim të shpërthimit të COVID 19”, tha Skendaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re