Është gjetur Ndoc Mula që ra në greminë mbrëmjen e sotme dhe nuk po gjendej prej disa orësh. Mesohet se ai është në gjendje të rëndë për jetën. Fax Neës ka arritur të sigurojë dhe foto të Mulës, i cili njihet si një nga ekspertet me të mirë të turizmit malor.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjte në Malin e Munellës, ku gazetari Alfred Lela dhe 4 persona të tjerë kishin shkuar për një reportazh në këtë zonë.

Gjatë rugës ata janë rrëzuar dhe dy prej tyre kanë përfunduar disa metra në greminë. Dorien Malaja, Gisel Dollani dhe Alfred Lela morën dëmtime të lehta, ndërsa Ilir Shyti dhe Ndoc Mula janë në gjendje të rëndë për jetën.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re