Efektivi i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës Hydajet Nehani i infektuar prej disa ditësh me Covid-19 është nisur drejt Turqisë për kurim, pasi gjendja e tij ka qenë serioze.

Ai po trajtohej në një prej dy spitaleve Covid në Tiranë kur gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që të afërmit e tij të mbledhin të ardhura për ta dërguar në Stamboll.

Miqtë e tij kanë ndarë foton në rrjetet sociale duke i uruar shërim të shpejtë. “Nesër në një mision shumë të vështirë. Jemi të gjithë me ty, Jani Nehani ose siç të njohim të gjithë Hyda jonë. Forca. Bashkë do ja dalim”, shkruajnë ata.

Kujtojmë se në Turqi janë dërguar më herët dhe të tjerë pacientë me Covid, që nuk marrin dot trajtimin e duhur në Shqipëri, si Vilma Nushi, deputeti Enver Roshi apo kreu i spitalit francez Besim Boçi, ndërkohë që shumë pacientë të tjerë nuk ia kanë dalë dot që të grumbullojnë paratë e nevojshme për kurimin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re