Vajza në foto është Haselina dhe ka nevojë për ndihëm e shqiptarëve. Ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton çdo ditë me jetën e saj.
Vetëm 28-vjeçe, Haselina për shkak të tensionit të lartë, në datën 6 gusht përfundoi në koma dhe prej 27 ditësh gjendja e saj sa vjen dhe përkeqësohet.
Të afërmit vajzës shkruajnë se vajza është shtruar në një spital privat në Tiranë, por nuk janë mundësitë për të përballuar kostot e shërbimeve të spitalit.
Zhytur në pikëllimin për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të Haselinës dhe faktit që vajza po lufton çdo ditë me sëmundjen e saj, familjarët e vajzës kërkojnë ndihmë.
Ata lusin që çdo shqiptar të vërë dorën në zemër dhe të ndihmojë me aq mundësi sa ka, që Haselina t’i buzëqeshë dhe njëherë jetës si më parë.
Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë në linkun e mëposhtëm të GoFundMe.