Skip to content

Në Gjermani mbyllet gjimnazi që kishte lidhje me FETO-n

thumbs b c 82b5c775d7fa70fcb72a7f6765e503b9

Gjimnazi Urselbach në Gjermani, që lidhet me organizatën terroriste FETO, është mbyllur për probleme të natyrës financiare.

Urselbach Gymnasium ka qenë i vendosur në vendin Oberursel afër Frankfurtit ndërsa pushimin e aktivitetit e kishte ndërprerë në fillim të këtij viti.

Arsyet për mbylljen e shkollës kanë të bëjnë me tërheqjen e financuesit, mosinteresimin e nxënësve dhe pamundësinë për pagesën e detyrimeve, raporton aa.

Më 1 mars të këtij viti, drejtoria e shkollës i dorëzoi gjykatës kompetente në Bad Hamburg, kërkesën për shpallje të bankrotit.

Aktualisht në godinën e shkollës është vendosur shpallja se shkolla është në shitje. /KosovaPost/.