Thuajse të gjithë banorët e Spanjës janë përballur në ditët e fundit me një rritje ekstreme të temperaturave, të cilat kanë arritur në mbi 40 gradë celcius.

Agjencia spanjolle meteorologjike, parashikoi se ditët e fundit kanë qenë ‘ndër më të nxehtat e regjistruara në muajin maj ndër vite”.

Zëdhënësi Ruben del Campo shpjegoi: Për Spanjën kjo do të jetë një ndër valët më të nxehta në 20 vitet e fundit, të regjistruara në muajin maj.

Autoritetet atje konfirmuan se në Sevilje temperatura arriti në 41 gradë, ndërsa në afërsi të Madridit, temperaturat gjatë natës nuk zbritën më poshtë se 20 gradë celcius.

Photograph: Ismael Herrero/EPA

Ndërkohë në Gjermani, ka një pamje rrënjësisht të ndryshme.

Pamjet, Gjermania goditet nga tornado e moti i keq, autoritetet: Dhjetëra qytetarë u lënduan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re