Skip to content

Në Gjermani sulmohet një xhami me koktej molotovi

xhami gjermani

Një sulm me koktej molotovi është kryer pas mesnatës mbi xhaminë Aksemsettin në Lauffen të Gjermanisë.

Në xhaminë e cila vepron pranë bashkësisë islame Milli Gorus (IGMG) është shkaktuar dëm material.

Bekir Atlas, sekretari i përgjithshëm i IGMG-së, deklaroi se është shqetësues intensiteti i sulmeve ndaj muslimanëve dhe xhamive në Evropë, shkruan aa. Ai bëri thirrje që sa më parë të zgjidhet rast i këtij sulmi. Altas konsideron se sulmet islamofobe nuk do të duhet të bëhen të papërfillshme dhe se qeveria e Baden-Wurttemberg duhet të ndërmarrë masat e nevojshme.