Ceno Klosi ishte dje në Prokurorinë e Posaçme, ku mësohet se është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga prokurorët e SPAK.

Në dalje, ai nuk bëri asnjë koment për arsyen e thirrjes në Prokurori, edhe pse tashmë dihet se ish-kreu i Tatimeve është nën hetim për 4 vepra penale, të cilat u identifikuan nga ana e akuzës, pasi gazetarët e emisionit “Vetting” publikuan fakte që e lidhnin emrin e kreut të Drejtorisë së Tatimeve me korrupsion, shpërdorim detyre e deri te mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve. Por pas nisjes së hetimeve, Klosi u largua nga posti që mbante në krye të Tatimeve, duke u bërë numri dy i Ministrisë së Infrastrukturës.

KLOSI NË SPAK DHE AKUZAT

Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, ka qenë ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurorët. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai është pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte paraqitur, por nga ana e tij nuk ka pasur asnjë koment. Kujtojmë se zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë është nën hetim për 4 vepra penale.

Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Ndaj Ceno Klosit, SPAK ka nisur hetime të thelluara për shkak të aferave të zbuluara nga emisioni “Vetting” në “News 24”. Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnikë të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.

Kujtojmë se modeli i largimit me dorëheqje nga detyra u zbatua edhe në rastin e Evis Berberit, ish-kreut të Autoritetit Rrugor, (ARRSH), i cili sot e kësaj ditë është në qeli për shkak se nga SPAK u zbulua abuzimi që kishte bërë gjatë ushtrimit të detyrës me firmën e tij “DAAM” sh.p.k, me të cilën kishte fituar disa tendera publikë. Edhe Asokohe, Evis Berberi tentua të shitej në media sikur kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që ai ishte arrestuar nga prokurorët e SPAK kur ishte ende në detyrë.

VEPRAT PENALE

Që nga muaji mars i këtij viti, Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për veprat penale të “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për “News 24”/ se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Mashtrimi’”, – njoftoi prokuroria. Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, Klosi.

“Për të njëjtin fakt, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale ‘Shpërdorim i detyrës’, ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Mashtrimi’. SPAK ka vendosur bashkimin e dy procedimeve në një të vetëm. Klosi, i cili në krye të Tatimeve iu është bindur më shumë urdhrave politikë sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015- 2021 ka mbajtur pozicionin si drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22.10.2021 u emëruar drejtor i përgjithshëm i Tatimeve.

FSHEHJA E PASURIVE NË LONDËR

Situata me pasuritë e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, është mjaft e komplikuar. Ishte “News 24” që zbuloi se adresa e biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë. Kështu, shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku ishdrejtori i përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tri dhoma ndenjeje, tri banja, garazh dhe mjedise të tjera.

Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund. Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku Ceno Klosi ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi në çdo këndvështrim dhe ndodhet në një zonë ekskluzive, ku nuk mund të jetojë kushdo.

/Gazeta Panorama

LEXO EDHE: Zbulimet e KLSH ‘nxijnë’ kreun e Tatimeve/ Ceno Klosi dështim spektakolar në DPT: Në 2022 borxhi tatimor 1.4 mld €, mosrealizimi i planit 90 mln €

“Ceno Klosi, një kryetatimor offshore”- Emisioni “Vetting” publikon dokumentet: Pasuritë e padeklaruara në Londër! Transaksione masive nëpërmjet…

KLSH kërkon shkarkimin e Ceno Klosit, por e shpërblejnë me post. Investigimi i “Vetting”: Lidhje të dyshimta me kompaninë e Rindërtimit! Si i ngjiti shkallët kryetatimori në institucionet publike

“Vetting” zbulon transaksionin e dyshimtë/ Restoranti luksoz tek Liqeni me xhiro 600 milionë lekë në vit, iu shit vëllait të Ceno Klosit për 25 mijë lekë! Ortaku emërohet këshilltar i drejtorit të Tatimeve

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re