Gjatë punimeve ndërtimore në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, u gjet një bombë 100 kilogramëshe e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një deklaratë të përgjegjëses për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, Zita Markovics, për Agjencinë e Lajmeve hungareze (MTI) thuhet se në gërmimet e realizuara në rajonin e parë në Budapest është gjetur një bombë 100 kilogramëshe, prodhim rus, shkruan aa. Markovics njofton se për çaktivizimin e bombës janë evakuuar ndërtesat e shkollat në rajon dhe se bomba do të dërgohet në njësitë përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re