Deputeti i PS, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për punëtorët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të “shpërfillur dhe të vjedhur”.
Përmes një video-mesazhi në Facebook, Braçe kërkon që vendimet e marra për puntorët të merren së bashku me ta dhe se paga e tyre të paguhet aq sa është, për të mos humbur sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
“Presidenti Bajden ne SHBA krijoi nje task force qe synonte rritjen e rolit te punetoreve, organizimin, fuqizimin, bashkimin e tyre per te fituar te drejten e uljes ne tavoline me punedhenesit per te NEGOCIUAR PAGEN E TYRE!Bejme sikur bejme beteja per ta qe paga minimale te paguhet realisht, tatimi i zeruar, pergjysmuar apo ulur te jete efektiv e i perfituar prej punetoreve, paga e tyre te paguhet realisht sac eshte dhe ata te mos humbin ne masen e sigurimeve shoqerore e shendetesore;PUNA ESHTE NDER-themi!PO A ESHTE?Punetoret jane vetem, vetem fare;Ata dhe punedhenesit e tyre fuqiplote, private apo publike;Perhere e me shume te shperfillur, diktuar, dhunuar, vjedhur, cenuar ne nderin e dinjitetin e tyre.NE I KEMI LENE VETEM!Bejme sikur bejme beteja per ta;Rrisim pagen minimale kur duam ne e sa duam ne, sepse nuk i pyesim;Zerojme tatimin, pergjysmojme ose e ulim kur duam ne, sepse nuk i degjojme;Bejme sikur bejme beteja per ta qe paga minimale te paguhet realisht, tatimi i zeruar, pergjysmuar apo ulur te jete efektiv e i perfituar prej punetoreve, paga e tyre te paguhet realisht sac eshte dhe ata te mos humbin ne masen e sigurimeve shoqerore e shendetesore;Ju hakerrehemi punedhenesve te tyre abuzive se do ju bejme kete e ate ne kembim te deklarimit te pages reale, ASGJE JU BEJME!Presidenti Bajden ne SHBA krijoi nje task force qe synonte rritjen e rolit te punetoreve, organizimin, fuqizimin, bashkimin e tyre per te fituar te drejten e uljes ne tavoline me punedhenesit per te NEGOCIUAR PAGEN E TYRE!Ketu, ne Shqiperi, beteja per organizim eshte ne sektorin publik, ME MIRATIMIN E PUNEDHENESIT, cmenduri!!!Ne sektorin privat eshte shuar cdo gje!Perqendrimi i tregjeve po ben qe edhe numri i punetoreve te perqendrohet ne disa kompani; monopsonisti i vetem tani jo vetem qe ka fuqi mbi punetoret, pagat e tyre, por ka edhe fuqi te ndikoje mbi pagen minimale-masen dhe kohen kur rritet!!!DUHET TE NDRYSHOJME;TE BEJME ATE QE PRESIDENTI BAJDEN BEN NE SHBA PER PUNETORET!Mos ti referohemi AMERIKES vec per NON GRATA-t!Ti referohemi dhe PER PUNETORET”, thotë Braçe.
