Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, tha se sulmet e regjimit sirian ndaj zonës së deeskalimit të Idlibit kanë për qëllim pengimin dhe dështimin e zgjidhjeve politike për krizën në Siri.
Al Thani përmes rrjetitj social Twitter është se, “Në Idlib po përsëriten skenat e bombardimeve. Përsëritet paraqitja e argumenteve për pengimin dhe dështimin e çdo lloji të zgjidhjes për krizën në Siri. Përsëritet vrasja e civilëve dhe të opozitarëve nën emrin e luftës kundër grupeve terroriste”.
Sipas të dhënave të organizatës siriane për mbrojtjen civile “Helmetat e Bardhë”, 70 civilë kanë humbur jetën dhe 185 të tjerë janë plagosur nga sulmet e vazhdueshme ajrore në qytetin Idlib, shkruan aa.
Rajoni i Idlibit dhe rrethinat e tij, që ndodhen në kufi me Turqinë, me marrëveshjen e Astanës më 4-5 maj u shpallën “zona jokonfliktuale”, por regjimi sirian shpesh herë e shkel armëpushimin. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re