Gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi nëpër Indi, me shtatë shtete që konfirmojnë rastet dhe të tjerët presin rezultatet e provave ndërsa marrin masa për ta luftuar këtë lloj gripi, thanë zyrtarët.

Shteti i fundit që konfirmon gripin e shpendëve është Uttar Pradesh, ku kopshti zoologjik i Kanpur u mbyll pasi katër pula të egra dhe dy papagaj ngordhën.

Eshtë konfirmuar të shtunën se ata ishin pozitivë ndaj virusit, tha kryeveterineri R.P. Mishra.

“Ne jemi në proces të vrasjes së të gjithë zogjve në të gjitha zonat e rrethuara, dhe kopshti zoologjik është shpallur zonë e mbyllur. Eshtë e trishtuar, por ne jemi duke ndjekur protokollin”, tha ai.

Mostrat e sorrave të ngordhura nga lagjet e tjera në Uttar Pradesh u dërguan në një laborator në qytetin Bhopal.

Gripi i shpendëve është konfirmuar gjithashtu nga Kerala, Rajasthan, Madhya Pradesh, Himachal Pradesh, Haryana dhe Gujarat, ka njoftuar qeveria federale.

Midis zogjve të ngordhur janë shpendët, sorrat, pëllumbat, pallonjtë dhe zogjtë shtegtarë.

Ky lloj gripi prek kryesisht shpendët e egër, por njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me zogjtë e infektuar gjithashtu mund të infektohen.

Shtetet e Haryana dhe Madhya Pradesh vrasin pulat shtëpiake dhe Kerala vret rosat.

Tregjet dhe dyqanet që shesin shpezë janë mbyllur për shtatë ditë në shtatë qytete në shtetin Madyhi Pradesh, tha një zëdhënës i qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re